I zhvati 4000 euro shtetasit grek duke e shantazhuar me FOTO INTIME, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Aktualitet

I zhvati 4000 euro shtetasit grek duke e shantazhuar me FOTO INTIME, arrestohet

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar operacionin policor “Blackmail”, duke arrestuar Kristi Joga, 47 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për shantazh dhe mashtrim ndaj shtetasve grekë.

Hetimet 4-mujore zbuluan se ai për tre vite ka shantazhuar viktima, duke u kërcënuar me publikimin e bisedave dhe fotove intime, dhe ka përfituar shuma që variojnë nga 4,000 deri në 40,000 euro.

Joga akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë.

Policia:

Finalizohet operacioni policor “Blackmail” nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, duke çuar në arrestimin e një 47-vjeçari të dyshuar për shantazh dhe mashtrim ndaj shtetasve grekë.

Sipas policisë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një hetimi 4-mujor me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arrestoi shtetasin Kristi Joga banues në Korçë.

Nga hetimet dyshohet se 47-vjeçari, për rreth tre vite, ka shantazhuar një shtetas grek duke e kërcënuar me publikimin e bisedave dhe fotove intime, duke i marrë rreth 4000 euro. Po ashtu, ai dyshohet se me të njëjtën skemë ka përfituar shuma të konsiderueshme edhe nga shtetas të tjerë grekë, që variojnë nga 30 mijë deri në 40 mijë euro.

47-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT