“Dritat i ke të kryme…veç për Tomën”, procesi ndaj ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, SPAK dëgjon dëshmitarët

Aktualitet

“Dritat i ke të kryme…veç për Tomën”,

Gjykata e Posaçme nisi të enjten të dëgjojë dëshmitarët e thirrur nga SPAK në procesin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për “korrupsion zgjedhor”.

Dëshmitari Alfred Martini deklaroi se ai dhe disa banorë të fshatit Stajkë kishin shkuar tek Shkreli për probleme me energjinë elektrike dhe infrastrukturën.

“Faleminderit prej tij, se na ka sjellë dritat. Ne nuk kemi çfarë flasim për të. Për ne është i nderuar, i respektuar. Falë tij kemi edhe rrugën,” tha Martini. Ai shtoi se për zgjedhjet e 11 majit nuk kishte marrë ndonjë udhëzim nga Shkreli.

Prokurori lexoi një përgjim mes Shkrelit dhe dëshmitarit, të datës 18 prill 2025, ku Shkreli i thotë: “Dritat i ke të kryme”, e më pas i thotë: “Veç për Tomën”.

“Mos e çaj kryt”, i përgjigjet dëshmitari.

Martini deklaroi se përmendja e “Tomës” lidhej me Tom Doshi dhe ishte vetëm një shenjë respekti.

Në një bisedë tjetër të datës 6 maj 2025, dëshmitari përmendi një thirrje për një takim në Stajkë ku morën pjesë si shenjë 9*+respekti, pa marrë orientime konkrete për votime.

Prokurori Dritan Preni: Në një bisedë tjetër të datës 6 maj 2025 mes dëshmitarit dhe një personi tjetër, rreth miqësor i tij, dëshmitari ka thënë:

“Na ka thirr Kristiani. Vjen nesër Toma, në Stajkë, në orën 18:00. Na ka thirr të tanëve si banorë. E mira është me qenë aty, se na duhet edhe për rrugë edhe për gjana. I thuaj dhe Jakut të vijë. Njata që kemi kanë asht mirë me qenë aty nesër.”

Dëshmitari: “Ishim për një miting aty në Stajkë. Ishim për shenjë respekti.”

ME TE LEXUARAT