Durrës/ Arrestohet 20-vjeçari që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike

Aktualitet

Durrës/ Arrestohet 20-vjeçari që drejtonte automjetin nën

DURRËS - Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë teksa drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan  një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi  përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.

Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT