Dy vjeçarja bie në shatërvan nga pakujdesia e prindërve, arrestohet babai shqiptar, nën hetim nëna, gënjyen për moshën e të miturës

Aktualitet

Dy vjeçarja bie në shatërvan nga pakujdesia e prindërve,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalithea të Greqisë, pasi një vajzë 2-vjeçare me baba shqiptar ra në një shatërvan dhe humbi jetën.

Ngjarja ndodhi saktësisht mbrëmjen e ditës së djeshme në shatërvanin e sheshit “Kyprou” pasi fëmija iu kishte dalë nga vëmendja dy prindërve të saj.

Kalimtarët që e vunë re këtë njoftuan menjëherë një ekip policie që po kalonte aty pranë, i cili nxitoi në vendngjarje. Oficerët e policisë e morën vogëlushen në gjendje kritike dhe e transportuan me makinë patrullimi në Spitalin Pediatrik “Aglaia Kyriakou”.

Pas me shumë se 40 minutash përpjekje mjekët e Spitalit të Fëmijëve arritën ta mbajnë gjallë 2-vjeçaren, megjithatë ajo ndodhet ende në gjendje kritike për jetën nën kujdesin intensive të mjekëve. Hetuesit e ngjarjes u habitën nga fakti se kur mjekët i pyetën prindërit për moshën e saj, ata u përgjigjën se ajo ishte rreth 5 vjeç, ndërkohë rezultoi që vajza ishte vetëm 2 vjeç.

Ndaj edhe autoritetet arrestuan dhe po e marrin nën hetim babanë 25-vjeçar me origjinë shqiptare të fëmijës, me qëllim sqarimin e rrethanave në të cilat vajza e vogël u gjet në shatërvan. Nën hetim është është marrë edhe nëna 23-vjeçare, por në gjendje të lirë pasi ajo ndodhet pranë vajzës së saj në spital.

Si babai ashtu edhe nëna 23-vjeçare e fëmijës do të dalin para prokurorit të hënën me akuzën e neglizhencës së mbikëqyrjes së një të mituri.

 

ME TE LEXUARAT