Dyshohet se dëmtoi pajisjet dhe kërcënoi e fyeu punonjësit, arrestohet ish-drejtori i AKU Durrës (EMRI)

Aktualitet

Dyshohet se dëmtoi pajisjet dhe kërcënoi e fyeu punonjësit,

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku, pasi në ambientet e këtij institucioni dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

Materialet i kaluan Prokurosisë për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e Policisë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT