E rëndë në Elbasan, 55-vjeçari thyen masën e "arrest shtëpie" dhe tenton të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare

Aktualitet

E rëndë në Elbasan, 55-vjeçari thyen masën e

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 55-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' të dhënë nga Gjykata për veprën penale të dhunës në familje dhe ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij 25-vjeç.

Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë 25-vjeçarja. Ndërkohë, materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë vendore, ndërsa po punohet për kapjen e 55-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“U shpall në kërkim I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi", për veprën penale "dhuna në familje", dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij”, njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT