Ambasada e SHBA në Tiranë jep mesazhin e Marco Rubios: NATO aq e përgatitur, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot
Lajmifundit
/
9 Korrik 2025, 20:56
Politikë
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio.
Në mesazhin e tij, Rubio thekson përgatitjen e lartë të NATO-s për të projektuar ndikim ushtarak, diplomatik dhe ekonomik.
Ai shprehet se kjo forcë e aleancës është në nivele që kundërshtarët nuk mund ta arrijnë.
Sipas tij, kjo mbi-përgatitje shërben për të penguar luftërat e ardhshme. Deklarata vjen në kuadër të përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë globale dhe forcimit të NATO-s.