Detaje të rënda nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari Renis Dobra me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur
23-vjeçarin Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur. Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka mavijosje në qafë.
Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.
Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.
Dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrukullisje e sipër.
Mat/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.