Ndër më të paguarit në Europian, ja sa është rroga e trajnerit të Kombëtares, Sylvinhos!

Sport

Ndër më të paguarit në Europian, ja sa është rroga

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, nuk është vetëm në qendër të vëmendjes për performancën e ekipit në fushë, por edhe për kontratën e tij financiare mjaft bujare.

Aktualisht, braziliani përfiton një pagë vjetore prej rreth 1.1 milionë eurosh, ndërsa stafi i tij teknik, ku përfshihen emra të njohur si Pablo Zabaleta dhe Doriva, përfiton edhe 400 mijë euro të tjera, duke e çuar totalin në 1.5 milionë euro në vit.

Kjo shumë e rendit Silvinjon në mesin e trajnerëve më të paguar që drejtojnë ekipe kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2024. Për krahasim, trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol, merr një pagë modeste prej vetëm 200 mijë eurosh, ndërsa paga e Silvinjos e kalon me shumëfish atë të kolegëve nga vende si Polonia, Sllovakia, Hungaria, Skocia dhe Çekia, ku shifrat varionin rreth 300 mijë euro.

Kur u emërua në krye të kuqezinjve, paga e Silvinjos ishte rreth 750 mijë euro, por suksesi i tij në kualifikueset e Kampionatit Europian dhe ringjallja e frymës pozitive në ekipin kombëtar kanë ndikuar në rinegociimin e kontratës.

Kontrata e Silvinjos nuk është thjesht një shifër në letër, por edhe një tregues i besimit që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur te projekti brazilian. Me një staf të përgatitur dhe një grup lojtarësh në rritje, Shqipëria ka ambicie reale për të bërë një paraqitje dinjitoze në Euro 2024.

ME TE LEXUARAT