Donald Trump e thotë troç: Irani nuk e fiton këtë luftë! Presidenti zbulon çfarë oferte i kanë bërë SHBA-ve

Bota

Donald Trump e thotë troç: Irani nuk e fiton këtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se Irani dëshiron të ulë tensionet në konflikt me Izraelin. Në një konferencë për shtyp në samitin e G7 në Kanada, presidenti u pyet nëse ndonjë mesazh nga ndërmjetës që Irani dëshiron të ulë tensionet në konflikt.

“Po, ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Irani nuk e fiton këtë luftë”, tha Trump.

I pyetur se çfarë do të duhej që SHBA-të të përfshiheshin ushtarakisht, ai tha se “Nuk dua të flas për këtë.”

Përfaqësuesit e Iranit kanë shkuar në Katar, Arabi Saudite dhe Oman duke u kërkuar atyre të ‘trokasin’ te Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mënyrë që ai të mund të ushtrojë presion mbi Izraelin, që të bjerë dakord për një armëpushim.

Sipas mediave të huaja, në këmbim, thuhet se Irani është i gatshëm të ofrojë fleksibilitet në negociatat e tij bërthamore me SHBA-në. Wall Street Journal raportoi se Teherani po sinjalizonte se donte t’i jepte fund luftimeve, duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Ndërkohë pak minuta më parë Izraeli bombardoi televizionin shtetëror të Iranit, sulm të cilin e paralajmëroi pak orë më parë.

ME TE LEXUARAT