Fluks emigrantësh nga Greqia për Pashkë – brenda 24 orëve hynë 14 mijë udhëtarë në Kakavijë dhe Kapshticë

Festat sjellin tradicionalisht emigrantët në atdhe, ndaj pikat kufitare në jug dhe juglindje të vendit po përballen me një fluks të shtuar, por deri më tani nuk janë shënuar radhë të gjata.
Në Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 7 mijë udhëtarë, ndërsa mbi 3 mijë kanë dalë drejt Greqise. Ndryshimet në regjimin e kontrollit për hyrjen në zonën Shengen kanë sjellë herë ngadalësim të procedurave në anën greke.
Situatë e ngjashme paraqitet në Kapshticë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tone 7,475 shtetas, ndërsa kanë dalë 2,741.
Ndërkohë, në Qafë Thanë, janë regjistruar mbi 3 mijë hyrje dhe gati 3 mijë dalje.


