Gjykata e Lartë refuzon rekursin, lë në burg Erion Veliajn
Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kunder mases se sigurimit arrest me burg te vendosur ndaj tij nga gjykata e shkalles se pare dhe apeli i posacem.
Trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi u mblodh sot për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përveç kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, GJKKO ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për pesë biznesmenë të tjerë, mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompanitë e të cilëve janë përfituese të fondeve të bashkisë ose lejeve të ndërtimit në Tiranë.
Me vendimin e sotem te gjykates se Larte, ezaurohet rruga gjyqesore brenda vendit per godijen e mases se sigurise ndaj Veliajt nderkohe qe tashme hapesira eshte vetem per ankim ne gjykaten Kushtetuese nese ka diskutim kushtetues dhe me pas Gjykata e Strasburgut, nese avokatet vendosin ta ndjekin kete ceshtje.