“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

Aktualitet

“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me

Ka vijuar me përplasje me banorët aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

IKMT në momentin që ka nisur shembjen e banesave ka hasur në kundërshtimin e banorëve.

Në kërko momente po organizohet një protestë nga i gjithë fshati i Thethit.

Sikurse duket edhe në video, banorët përplasen me efektivët e policisë, duke u shprehur “jemi në tokën tonë”.

Gjatë ditës së sotme IKMT ka shembur në total 5 objekte në pronësi të familjes Koçeku, ndërsa sipas IMT në total janë dhënë 40 objekte që do të shemben në të gjithë fshatin. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka denoncuar rastin dhe ka urdhëruar shembjen e menjëhershme të atyre ndërtimeve, duke i cilësuar si objekte të vendosura në formë të paligjshme në hapësirën publike.

 

 

 

ME TE LEXUARAT