Parandalohet ngjarja kriminale në familje! 37-vjeçari dhunoi dhe kanosi bashkëshorten në Tiranë
Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, për të cilin kishte raportime se po ushtronte dhunë dhe kishte kanosur me jetë bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në sytë e fëmijës së mitur të çiftit. Po ashtu është sekuestruar 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.
DVP Tiranë
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohen ngjarje kriminale në një familje.
Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës.
Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.
Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.