Izraeli konfirmon bombardimin e televizionit shtetëror të Iranit në Teheran!

Bota

Izraeli konfirmon bombardimin e televizionit shtetëror të Iranit

Izraeli konfirmon bombardimin e televizionit shtetëror iranian. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar se ushtria izraelite sulmoi autoritetin e transmetimit të Iranit në Teheran.

Pamjet nga momenti i shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë një gazetare që largohet ndërsa i gjithë vendi shpërthen.

Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane “janë në prag të zhdukjes”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, raporton BBC.

Televizioni shtetëror iranian ka rifilluar më pas transmetimin live, pasi kishte ndërprerë për disa minuta pas sulmit izraelit. Një tekst i shfaqur në ekran njofton se të gjitha programet “po vazhdojnë transmetimin live pa asnjë ndërprerje”.

ME TE LEXUARAT