Djali i Gentiana Hudhrës rrëfen takimin me të atin para krimit: Hëngra akullore me babin, më pas shkoi dhe vrau mamin
Mario, një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, ka rrëfyet për mediat përjetimin kur mori vësh ngjarjen tragjike.
Sipas mediave fqinje, i riu është shprehur se ishte takuar me të atin para se ky i fundit të shkonte të masakronte me thikë në mes të rrugës nënën e tij.
“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, mësohet se ka treguar ai.
Sot pritet konfirmimi i arrestimit dhe seanca e pyetjes së sigurisë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake ndaj burrit që, pas femicidit, u ul në një stol dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve iu dorëzua dhe pranoi krimin.
55-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe punëtor në një kompani bujqësore në Passignano sul Trasimeno (Perugia), deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.
Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës. Prokurori i ka ngarkuar atij rrethanat rënduese të lidhjes bashkëshortore, parashikimin dhe egërsinë e veprës.
Ish-bashkëshortët kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën.