Pas Fierit, Rama shkon në bashkinë e Durrësit! Autoritetet aksion për lirimin e hapësirave publike

Aktualitet

Pas Fierit, Rama shkon në bashkinë e Durrësit! Autoritetet aksion

Pas vizitës në Fier, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Durrës, ku po zhvillon një tjetër takim me drejtues lokalë dhe deputetë të qarkut.

Në bashkinë e Durrësit, Rama u prit nga kryetarja Emiriana Sako, ndërsa në takim janë të pranishëm edhe drejtues të institucioneve vendore dhe deputetë të zonës.

Takimi zhvillohet në kuadër të fushatës për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në pritje të kësaj vizite, bashkia e Durrësit ndërmori një aksion për çlirimin e hapësirave publike, si pjesë e mobilizimit lokal për këtë nismë kombëtare. Nuk dihet ende nëse edhe nga kjo mbledhje do të dalin masa konkrete ndaj drejtuesve vendorë, siç ndodhi në Fier.

ME TE LEXUARAT