“Pastorë të vetëshpallur po përhapen…”- Skandali në Tiranë, detaje mbi grupin fetar ku bënte pjesë mësuesi Dritan Zaimi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të zbuluar në Tiranë, ku mësuesi Dritan Zaimi në vend t’u mësonte nxënësve anglisht, predikonte mësime fetare.
Gazetarja Kristi Gongo ka thënë në “Shqipëria Live” se nuk bëhet fjalë për fenë e Jehovait, por për një grup të ri, që nuk njihet nga institucionet e vendit si sekt fetar.
“Menduam se ishte feja e Jehovait por në fakt janë një komunitet që pretendon se ka lidhje me komunitetin ungjillor. Ata kanë kishën e tyre online, në rrjetet sociale dhe zhvillojnë dhe mbledhje fizike. Por kisha ungjillore nuk pranon që ka lidhje me ta, dhe po ashtu këta persona nuk pranojnë të kenë lidhje me pastorët e kishës ungjillore.
Janë pastorë të vetëshpallur. Zoti që beson Dritan Zaimi është Yahushua një rrymë mes krishtërimit dhe judaizmit, që e quajnë në formë hebraike Jezusin. Sa i përket institucioneve arsimore, ata nuk kanë reaguar por vetëm kanë grisur fletorëet e nxënësve”– tha gazetarja.


