Përmbytjet dhe shembja e rrugëve, ministri Vëngu: 10 milionë euro fond i shpërndarë për diga, ura dhe prita lumore

Aktualitet

Përmbytjet dhe shembja e rrugëve, ministri Vëngu: 10 milionë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se qeveria shqiptare sapo ka shpërndarë 10 milionë euro për të gjitha bashkitë, me qëllin ndërtimin e digave, urave dhe pritave lumore.

Kjo masë vjen pas përmbytjeve të muajve të fundit në disa zona të vendit, por edhe pas shembjes së disa rrugëve dhe urave gjatë ditëve të fundit.

“Së fundmi 10 milionë euro fond i sapo shpërndarë për diga, prita lumore dhe ura për të gjitha bashkitë. Rinovimi i flotës kombëtare të emergjencave, të zjarrëfikësve. Kemi 2 mln euro shtesë ku agjencia kombëtare e mbrojtjes civile dhe KAYO do të prodhojnë ‘Made in Albania’ dhe në maj do kemi fillimin e këtyre mjeteve, që do të shpërndahen për bashkitë. Fokusi është parandalimi në aspektin e pritave lumore, digave dhe adresimin e dëmve të përmbytjeve të muajve të fundit. Shtylla e tretë, kapitali njerëzor, në 14 muajt e fundit janë shtuar 1 mijë ushtarakë”, tha mes të tjerash Vengu.

Kujtojmë se një prej rrugëve kryesore të shembura në vend, është aksi Librazhd-Prrenjas, i cili prej ditësh vijon të jetë totalisht i bllokuar për kalimin e automjeteve.

Dëmtimi i këtij aksi besohet të ketë ardhur për shkak të gërryerjes së shtratit të lumit Shkumbin dhe për shkak të ndërtimit aty pranë të rrugës së Korridorit VIII, që besohet se e ka rënduar shpatin e malit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT