Po kulloste bagëtitë, familjarët gjejnë pa shenja jete 44-vjeçaren
Ditën e diel në orën 22:00 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjeshkë, në rrethin e Durrësit.
Burimet për median shprehen se gruaja 44-vjeçe ka humbur jetën, si pasojë e shkaqeve natyrale.
Blutë njoftojnë se shtetasja me iniciale M.Ll., është gjendur e pa jetën nga familjarët afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Gjithashtu mësohet se ajo është dërguar në spitalin e Shijakut pa shenja jete.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.