Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Vlorë, arrestohet 41-vjeçari
Lajmifundit
/
18 Shtator 2025, 12:38
Aktualitet
Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë 41-vjeçarin V. S., i cili dyshohet se merrej me shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale 20 doza droge, mes tyre kokainë dhe kanabis.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.