Donald Trump mbërrin në rezidencën e kryeministrit britanik, nis takimi me Keir Starmer

Bota

Donald Trump mbërrin në rezidencën e kryeministrit britanik, nis

Një ditë pas darkës zyrtare në Kështjellën Windsor, Donald Trump fluturoi me helikopter për në Chequers, të vendosur në Buckinghamshire pranë Londrës.

Presidenti amerikan do të zhvillojë bisedime me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili e priti në hyrje. Të dy po diskutojnë për 200 miliardë dollarë investime amerikane.

Pak para takimit, Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi një marrëveshje “partneriteti strategjik” prej 1.5 miliardë funtesh me kompaninë amerikane të teknologjisë Palantir, me qëllim zhvillimin e mjeteve moderne dixhitale dhe shfrytëzimin e Inteligjencës Artificiale.

 

ME TE LEXUARAT