SPAK e kërkon për “Metamorfozën”, Prekë Kodra del në vilat alpine të Thethit! Kush është snajperisti që thonë se do të vriste Albin Kurtin

Aktualitet

SPAK e kërkon për “Metamorfozën”, Prekë Kodra

Prekë Kodra, një emër i lakuar vitet e fundit mes pasionit për gjuetinë, aftësive të jashtëzakonshme në përdorimin e snajperit dhe përfshirjen në ngjarje kriminale me eksponentë të lartë të krimit shqiptar, ka dalë dhe në kabinat turistike të Thethit.

Me dokumente, pronare rezulton një e moshuar e quajtur Lene Prroni, e cila ka thënë në Prokurorinë e Shkodrës se kishte shitur 300 dele dhe kishte marrë borxhe nga të afërmit për të ndërtuar kabinat apo vilat alpine në zemrën turistike të Thethit.

Ndërkohë, de fakto përflitet se pas këtij investimi qëndron Prek Kodra, i lakuar herë si biznesmen dhe pronar i një guroreje në Shkodër, herë snajperist i angazhuar në vrasje me pagesë.

Në vitin 2021 u akuzua do të vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, referuar të dhënave që u zbuluan nga hakerimi i email zyrtar të Policisë së Shtetit, me drejtor të përgjithshëm në atë kohë Gledis Nanon. Lajmi nuk mbeti vetëm një thashethem pasi ishte vetë qeveria që konfirmoi vërtetësinë.

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë informonte se përveç Kurtit, planifikohej të vriteshin edhe Ismet Haxha, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitin, deputet i PDK-së.

Në atë kohë u përfol se i dyshuari kryesor ishte Prek Kodra por ky i fundit mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe duke folur për mediat kosovare tha se nuk është snajperist, por e vetmja armë që ka është një çifte me leje.

Megjithatë, ratsi nuk mori kurrë rrugë zyrtare, pasi mbeti vetëm në dokumente jozyrtare të shërbimeve secrete.

Pak kohë pas këtij lajmi, Prek Kodra u shpall zyrtarisht në kërkim nga SPAK për përfshirjen në grupin kriminal të Shkodrës, në dosjen e ashtuquajtur “Metamorfoza”. Emri I tij figuronte mes ish-zyrtarëve të Policisë, njerëzve të drejtësisë dhe krimit.

“Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit B.B., E.M., P.Gj., D.B., E.P., K.H., Prek KOdra, A.B., A.N., B.M., E.H., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L”, thuhej në njoftim.

Prek Kodra nuk u mund të gjendej në momentin e kontrollit dhe pas dy vitesh, sërish nuk është mundur të lokalizohet, ndërkohë që raportohet se është pronari në hije i kabinave turistike në Theth.

Nëse në grupin e Shkodrës roli i tij nuk dihet ende sepse SPAK nuk e ka zbardhur, por thotë se ka vetëm bisedat në SKY, Prek Kodra del edhe në përgjime me kreun e organizatës së Elbasanit, Suel Çela (Marjus Lulaj), në një bisedë ku ky i fundit e paralajmëronte që të mos i kishte besë Bajrave të Shkodrës.

Në dosjen e SPAK zbulohet se personi që Suel Çela rekrutoi me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja disa vite më parë, është Prekë Kodra.

 

ME TE LEXUARAT