Vetëplagoset me pistoletë 35-vjecari në Vlorë, policia nis hetimet
Vetëplagoset me arme ne banesen e tij nje i ri ne Vlore.
Policia tha se i riu eshte derguar ne spital ndersa kane nisur hetimet per ngjarjen.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç.
Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.