Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Aktualitet

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës prej më shumë se 24 orë, ku deri tani janë shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha.

Terreni i thepisur malor vështirë, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe mungesa e burimeve ujore në afërsi vështirësojnë punën e forcave zjarrfikëse, të cilët janë duke punuar me mjete dore si lopata, kazma dhe pompa shpine. Zjarri rrezikon të përhapet në drejtim të parkut kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.

Raportohet se vija e zjarrit është e gjatë rreth 3 deri në 4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor.

Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

ME TE LEXUARAT