Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, ja çfarë e shtyu të riun të ekzekutonte shqiptarin pas sherrit në rrugë!
Autoritetet italiane kanë zbuluar motivin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, nga 28-vjeçar algjerian, Fatah Melloul, më 27 gusht 2023. Gjithçka nisi pas një sherri mes autorit, viktimës, vëllait dhe kushëririt të shqiptarit në një rrugë në zonën e Ankonës. Nga hetimet ka rezultuar, se algjeriani goditi me pushkë peshkimi Klajdi Bitrin, si shenjë hakmarrje për grushtin që ai i dha gjatë konfliktit.
“Melloul qëlloi për të vrarë, duke çuar në përfundim një plan kriminal që e kishte formuluar në një moment qetësie pas goditjes me grusht nga viktima”, thotë avokati në arsyetimin e vendimit.
Mësohet se 28-vjeçari algjerian, i dënuar tashmë me 18 vjet burg për vrasje me dashje, për shkak se ishte i vetëm dhe shqiptarët ishin tre, ka lënë të kuptohet sikur po largohej nga sherri duke ikur drejt makinës së tij, por e gjitha kjo, sipas gjykatësit, ka qenë shtirje nga ana e tij. Pasi shkoi në makinën e tij, Fatah Melloul nxorri pushkën e peshkimit dhe qëlloi Klajdi Bitrin nga një distancë rreth 2.5 metrash, duke e goditur në gjoks dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Gjykata ka theksuar ajo që e shtyu 28-vjeçarin të vepronte ishte ndërhyrja e vëllezërve shqiptarë, dhe konkretisht, vëllai më i madh i Klajdit, i cili e goditi me grusht. Pikërisht për atë grusht, sipas gjyqtarëve, Melloul ka dashur të hakmerrej.
“I pandehuri, duke kuptuar se nuk mund të dominonte situatën për shkak se ata ishin më shumë, nuk reagoi dhe u drejtua drejt makinës së tij duke dhënë përshtypjen se po largohej. Por kjo ishte vetëm një fasadë, sepse qëllimi i tij ishte krejt i kundërt”, thotë gjykatësi.
Ata argumentojnë se algjeriani mund të ishte larguar, pasi sherri kishte përfunduar, por ai zgjodhi të vriste të riun. Nuk kishte asnjë situatë rreziku që të justifikonte përdorimin e armës që Melloul kishte në makinë.
Edhe e dashura e tij nuk tregoi aspak shenja paniku pasi ai kreu vrasjen, madje u përkul të merrte syzet që i kishin rënë partnerit gjatë përplasjes me viktimën dhe shokët e tij.