Arrestohet në Siçili nipi i bosit famëkeq Toto Riina, trashëgoi distriktin e xhaxhait të tij

Bota

Arrestohet në Siçili nipi i bosit famëkeq Toto Riina,

Mario Grizzaffi, nipi i bosit famëkeq të Cosa Nostra-s, Totò Riina, është arrestuar në Corleone, qyteti sicilian i njohur si bastion historik i mafies.

60-vjeçari u ndalua nga karabinierët me urdhër të gjyqtarit hetues në Palermo dhe u dërgua në burg së bashku me dy persona të tjerë, Mario Gennaro, 54 vjeç dhe Pietro Maniscalco, 63 vjeç.

Sipas prokurorisë antimafia, Grizzaffi dyshohet se kishte marrë drejtimin e distriktit mafioz, duke trashëguar ndikimin kriminal të familjes së tij dhe rrjetit të lidhur me Totò Riina dhe Bernardo Provenzano.

Hetimet kanë zbuluar një seri praktikash intimiduese për kontrollin e territorit, përfshirë vjedhje, dëmtime dhe djegie të mjeteve bujqësore, si dhe raste zhvatjeje ndaj fermerëve për pagesa borxhesh.

Sipas autoriteteve italiane, fermerët kërkonin shpesh miratim nga Grizzaffi për blerjen e tokave bujqësore, një praktikë që sipas hetuesve tregon se “mafia rurale” vazhdon të jetë aktive në zonë.

Tre persona të tjerë janë ende nën hetim, por gjykata ka refuzuar për momentin kërkesën për masa sigurie ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT