E rëndë në Itali, 14-vjeçari mbytet në liqenin artificial
Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një zhytjeje në një liqen artificial në zonën e Marscianos, në Itali.
Adoleshenti ndodhej aty së bashku me disa miq dhe të rritur, për të festuar përfundimin e vitit shkollor.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në liqenin e qytetit Pieve Caina, kur i riu u zhyt në ujë dhe nuk u rishfaq më në sipërfaqe.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar nëse shkaku i vdekjes ishte mbytja apo ndonjë faktor tjetër shëndetësor ose aksidental.
Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte nxënës në një shkollë të mesme në Perugia, qyteti nga ku edhe vinte adoleshenti.