Franca kundër përfshirjes së NATO-s në misionin për Ngushticën e Hormuzit

Franca ka refuzuar idenë që NATO të ketë rol në një mision të mundshëm ndërkombëtar për garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Pascal Confavreux, deklaroi se NATO nuk është aleanca e duhur për t’u përfshirë në çështje që lidhen me Lindjen e Mesme dhe Hormuzin.
“Synimi ynë është i qartë dhe i qëndrueshëm. Traktati i Atlantikut të Veriut ka të bëjë me Atlantikun e Veriut dhe jo me Lindjen e Mesme”, tha ai gjatë konferencës javore për mediat.
Deklarata e Parisit vjen mes diskutimeve për krijimin e një force ndërkombëtare që do të siguronte lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.


