Iran: Izraeli godet selinë e luftimeve dhe spitalin ushtarak

Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) njoftuan se kanë "çmontuar selinë e luftimeve iraniane", ku, sipas ushtrisë izraelite, ndodheshin zyrtarë të regjimit iranian.
سخنگوی ارتش اسرائیل: ما در حال حمله به مرکزیترین سامانههای رژیم هستیم؛
— ارتش دفاعی اسرائیل | IDF Farsi (@IDFFarsi) March 1, 2026
سامانه موشکهای بالستیک و توانمندیهای نظامی، سامانههای پدافند هوایی ایران و موشکهای زمینبههوا، و همچنین اهداف فرماندهی و کنترل رژیم ایران.
در هماهنگی و همکاری با ارتش ایالات متحده، با قدرت آغاز کردیم و… pic.twitter.com/sVeSyVJFse
Ushtria izraelite pretendon se qendrat e komandës, duke përfshirë selinë e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), selinë e inteligjencës, qendrat e komandës së Forcave Ajrore të IRGC dhe Selinë e Sigurisë së Brendshme, u goditën nga një "valë sulmesh në shkallë të gjerë".
IDF deklaron se "do të vazhdojë të shënjestrojë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit terrorist iranian kudo që ata veprojnë".
Ata goditën edhe një spital ushtarak
Sipas Fars, forcat izraelite goditën gjithashtu spitalin ushtarak dhe disa baza të milicisë Basij, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në shtypjen e protestave të janarit./Lajmi i Fundit


