Dita e Evropës, Antonio Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është në BE

Bota

Dita e Evropës, Antonio Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj

 

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë me rastin e Ditën e Europës, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

Në mesazhin e tij, Costa vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të fundit në procesin e negociatave dhe inkurajoi vijimin e reformave.

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian. Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet”, theksoi António Costa.

Ai iu drejtua shqiptarëve duke i cilësuar si anëtarë të ardhshëm të BE dhe nënvizoi rëndësinë e unitetit, bashkëpunimit dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët europiane.

Costa kujtoi gjithashtu se  Dita e Europës simbolizon zgjedhjen e unitetit mbi përçarjen dhe bashkëpunimit mbi konfliktin pas Luftës së Dytë Botërore.

“Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Rroftë Europa!”, përfundon mesazhi i tij.

ME TE LEXUARAT