Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit/ Arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë
Katë persona janë arrestuar për kontrabandimin e kokainës përmes aeroportit të Manchesterit, pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Konkretisht në pranga kanë rënë Dale Hosker, 49 vjeç, nga Palatine Road, Bury; Dale Creen, 34 vjeç, nga Mere Fold, Worsley; Elton Hallaçi, 31 vjeç, shtetas shqiptar nga Adlam Road, Liverpool; Artur Iseberi, 27 vjeç, gjithashtu shqiptar, nga Aintree Lane, Liverpool.
Gjithashtu dy persona të tjerë të arrestuar dje u liruan me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë. Në kuadër të një hetimi më të gjerë nga NCA për kontrabandimin e kokainës përmes aeroportit të Manchesterit, gjashtë persona u arrestuan më 17 qershor 2025 në zona të ndryshme të Greater Manchester dhe Liverpool.
Mes tyre janë edhe dy shqiptarë në moshë të ndryshme, të arrestuar në dy prona në Fazakerley, Liverpool. Të gjithë janë arrestuar për dyshimin e kontrabandimit të kokainës në maj 2024 dhe ndodhen në paraburgim për pyetje.
“Këto arrestime janë pjesë e një hetimi të gjatë. NCA punon në vend dhe jashtë tij për të luftuar kërcënimin nga drogërat e klasit A," Zëdhënësi i NCA.