Izraeli liron të gjithë aktivistët, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj

Izraeli ka deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në bordin e flotiljes humanitare për Gazën, e cila u ndalua nga Marina Izraelite teksa lundronte drejt enklavës palestineze. Lajmi vjen një ditë pas reagimeve ndërkombëtare të shkaktuara nga publikimi i videove që tregonin aktivistët gjatë ndalimit të tyre.
Sipas autoriteteve izraelite, rreth 430 anëtarë të Flotiljes Globale “Sumud”, e përbërë nga afro 50 anije, u ndaluan pranë Qipros të hënën dhe më pas u transferuan me forcë në Izrael. Aktivistët u mbajtën në burgun Ketchiyot, në jug të vendit, ndërsa mbrojtja ligjore për ta u sigurua nga grupi izraelit i të drejtave të njeriut Adalah.Pjesëe flotijës ishte ehe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Adalah, Moatasem Zeidan tha se në fund aktivistët nuk u paraqitën para një gjyqtari, megjithëse fillimisht ishte planifikuar një procedurë gjyqësore për deportimin e tyre.
Sipas të njëjtit burim, aktivistët u transportuan drejt aeroportit Ramon, pranë Eilatit në jug të Izraelit, prej nga u nisën drejt vendeve të tyre. Aktivistët egjiptianë dhe jordanezë u kthyen përmes pikave kufitare të Tabës dhe Akabës.
Nga ana tjetër, Turqia bëri të ditur se kishte planifikuar tre fluturime çarter nga aeroporti Ramon për riatdhesimin e shtetasve turq dhe disa aktivistëve nga vende të tjera. Mediat turke raportojnë se 78 nga rreth 430 aktivistët e flotës janë shtetas turq.
Po ashtu, 37 shtetas francezë u nisën drejt Stambollit, ku pritet të asistohen nga përfaqësues të ambasadës franceze për t’u kthyer më pas në Francë.


