Ura pranë shtëpisë së motrës/ GJKKO dënon Zyra Islamajn me 2 vite burg, i ndalohet ...

Aktualitet

Ura pranë shtëpisë së motrës/ GJKKO dënon Zyra

GJKKO ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, me 2 vite e 1 muaj burg për akuzën e korrupsionit pasiv. Megjithatë, dënimi është pezulluar dhe ajo do ta vuajë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare, me kusht që të mos kryejë tjetër vepër penale gjatë kësaj kohe.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që Islamajt t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në të njëjtën çështje është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega me 6 muaj burg, dënim i cili po ashtu është pezulluar dhe është konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Sipas SPAK, çështja lidhet me një tender ku Zyra Islamaj dyshohet se i kishte kërkuar ndërtuesit ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, ndonëse kjo ndërhyrje nuk ishte pjesë e projektit fillestar. Hetimet pretendojnë se ajo kishte ndërhyrë personalisht tek ndërtuesi dhe kishte angazhuar edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki.

 

 

ME TE LEXUARAT