Elia Zaharia dhe Xhensila Myrtezaj pushime si nëna single! Ja destinacionet e zgjedhura nga vajzat VIP

Showbiz

Elia Zaharia dhe Xhensila Myrtezaj pushime si nëna single! Ja destinacionet

Vera duket se do të jetë e gjatë dhe e mbushur me postime hot në rrjetet sociale. Janë vajzat e ekranit ato, që javë pas jave, na tregojnë pak nga planet e tyre për këtë stinë, ku e gjithë vëmendja shkon për fotot që shpesh herë ngrenë temperaturat.

Edhe këtë javë, nuk kishte si të mungonin postimet e tyre në rrjet. Disa kanë nisur pushimet me familjen, e disa të tjera, zgjedhin që punët dhe pushimet, t’i përziejnë së bashku.  

Elia Zaharia ka lënë pas një vit jo të lehtë në rrafshin e jetës së saj private. Pas një konflikti gati 1 vjeçar, ajo dhe Princ Leka janë divorcuar, duke i dhënë fund kështu një historie 15-vjeçare. Që nga ky divorcë, Elia është dukur më aktive me karrierën e saj, ku edhe është rikthyer edhe njëherë tek aktrimi, me disa projekte kombëtare, por edhe ndërkombëtare. E tashmë, edhe për të, ka kohë për të pushuar, vetëm se këtë herë pushimet janë me shoqërinë.

Në rrjetet e saj sociale, aktorja ka publikuar foto nga bregdeti, ku dhe na ka zbuluar se është me një mikeshë të sajën. Duket se as këtë verë, Elia nuk do të postojë foto me bikini, por me veshje të lehta verore, duke preferuar që të tregohet më e kujdesshme me këto postime në Instagramin e saj.

Vera për të do të jetë e ngjeshur dhe e mbushur me koncerte. Xhensila është padyshim një nga këngëtaret më të paguara dhe më të kërkuara edhe këtë sezon, ndaj edhe për të momenti më i mirë për të pushuar do të jetë pasi të mbyllet sezoni. Por teksa agjenda e ngjeshur ka nisur, duket se këngëtarja ka gjetur mundësinë të shkëputet për 24 orë plazh.

Ashtu si vetë ajo ka shkruar, vetëm për një ditë ka gjetur mundësinë që të pushojë në bregdetin tonë e hipur mbi një table surfi, duket se ajo e kalon kohën edhe në plazh duke u marr me sport. Pamjet e saj sensuale mjaftojnë, pasi Xhensila ka zgjedhur që mos të zbulojë se kush e shoqëron në këto orë pushimi.

ME TE LEXUARAT