Video/ Pamje apokaliptike në Francën Jugore, zjarri shkrumbon pyjet, mbyllet aeroporti

Bota

Video/ Pamje apokaliptike në Francën Jugore, zjarri shkrumbon pyjet,

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga erërat e forta, lëvizin drejt qytetit.

Erërat e forta po arrijnë shpejtësinë 70 kilometra në orë, duke e bërë të vështirë shuarjen dhe duke përshpejtuar përhapjen e frontit të zjarrit.

Zjarri shpërtheu pranë qytetit Les Pens-Mirambeau, në veri të Marsejës, dhe po shkon drejt periferive perëndimore të qytetit. Zonat e 15-të dhe të 16-të të Marsejës janë vënë tashmë në gatishmëri.

Autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të shmangin çdo lëvizje, në mënyrë që të mos pengojnë kalimin e automjeteve të zjarrfikësve dhe të shpëtimit.

Qyteti ka pezulluar operacionet në aeroport, ndërsa shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri për një urdhër të mundshëm evakuimi. Në të njëjtën kohë, sipas BFMTV, trafiku i trenave pranë stacionit Marseille-Saint-Charles është pezulluar gjithashtu pjesërisht në të dyja drejtimet, me zjarrin që ka arritur pranë shinave.

ME TE LEXUARAT