9 Maji, Dita e Europës/ Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Shqipëria vijon procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Europian, pas hapjes zyrtare të tyre në vitin 2022, duke e konsideruar integrimin europian si një nga objektivat strategjikë kryesorë të vendit.
9 Maji njihet si Dita e Europës dhe lidhet me fillesat e krijimit të BE, që nisi me gjashtë shtetet themeluese:, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Franca. Projekti europian konsiderohet si vizioni i ish-ministrit francez të Jashtëm Robert Schuman.
Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në familjen europiane.
“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Gjatë viteve të fundit, vendi është fokusuar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve


