Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, shoqërime në polici. Ekspertë nga Tirana do nxjerrin automjetin nga liqeni
Lajmifundit
/
9 Korrik 2025, 20:22
Aktualitet
Vdekja e 23-vjeçarit nga fshati Madhesh në Ulëz i cili u gjet i pajetë në ujërat e liqenit të Shkopetit, ka tronditur opinionin publik.
Për këtë ngjarje priten shoqërime të reja në polici.
Ndërkohë, ditën e enjte, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.
Sipas informacionit që ka siguruar News24, 23-vjeçari Renis Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.