Albano Bogdo tregon “sherrin” me të ëmën për Grida Dumën: S’të do se i le Saliun mes katër rrugëve

Showbiz

Albano Bogdo tregon “sherrin” me të ëmën për

Intervista e Albano Bogdo në Grida Duma Podcast solli jo vetëm rrëfime personale, por edhe një episod plot humor për reagimin e mamasë së tij ndaj ftesës në studio.

Me batutën karakteristike, Bogdo tregoi se e ëma nuk e priti mirë lajmin që do të ishte përballë Gridës.

“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk shkoi gjatë. “Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori.

Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast. “I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës.’ Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’”

Bogdo ironizoi edhe ndarjet politike në familje: “Më thotë: ‘Shikoje atë të gjatin tënd sot’. I them: ‘Një sekondë, pse është timi ai? Ku e gjeta unë?’”

Mes humorit dhe sinqeritetit, aktori tregoi se reagimi i familjes ishte më i fortë se çdo debat në studio. “Më bërtiti gjithë familja,” u shpreh ai, duke e kthyer episodin në një nga momentet më argëtuese të intervistës./TCH

ME TE LEXUARAT