Një tjetër krisje mes çiftit presidencial francez? Briggite "injoron" Macron teksa zbret nga shkallët e avionit në Britani
Një tjetër episod i sikletshëm është kapur nga kamerat ditën e sotme kur çifti presidencial francez mbërriti në Britaninë e Madhe.
Presidenti Emmanuel Macron dukej se u injorua nga gruaja e tij, Brigitte Macron, ndërsa çifti mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore.
Presidenti francez i zgjati dorën zonjës Macron ndërsa ajo zbriste shkallët nga aeroplani pasi ai mbërriti në RAF Northolt në Londrën perëndimore.Por zonja Macron duket se e refuzoi ofertën, duke u kapur pas një kangjelle shkallësh dhe duke e lënë burrin e saj me dorën e ngritur.
Megjithatë, ajo i buzëqeshi Macron kur zbriti në tokë.
Pak minuta më vonë, çifti Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga aeroporti dhe marrëdhëniet dukeshin të acaruara, me zonjën Macron që shikonte telefonin e saj pasi e nxori nga çanta.
Momenti i sikletshëm i sotëm vjen pas publikimit të një video tronditëse, ku Zonja e Parë duket sikur e qëllon me shuplakë në fytyrë, ndërsa avioni i tyre u ul në Vietnam në maj. Macronët, të cilët janë të martuar që nga viti 2007, kanë mohuar çdo krisje në marrëdhënien e tyre, me një bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit që e përshkroi momentin si një 'grindje' të padëmshme midis një çifti të martuar.