Zamira Kita përtej roleve: Pata fat që bëra shkollën! Kam bërë faje kur isha 20 vjeç, duhet të isha…

Showbiz

Zamira Kita përtej roleve: Pata fat që bëra shkollën! Kam

Aktorja, Zamira Kita këtë të diele ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milori në Euronews Albania ku foli lidhur me jetën e saj dhe hapat e parë të karrierës së saj. Ajo theksoi se u ngjit në skenë në moshë të vogël falë babait të saj dhe më pas kuptoi se sa donte të bëhej aktore.

Ajo shtoi se ishte me fat që vijoi shkollimin edhe pse ishte me biografi të keqe gjatë periudhës së komunizmit. Kita shtoi se pas rënies së sistemit ajo ishte e shkolluar dhe menjëherë filloi rrugëtimin e saj në aktrim.

“Nga babi e kam talentin sepse e pashë të luante dhe e kuptova. Babi ka luajtur shumë teatër estradë dhe më ka marrë babi të vogël. Ai më ka ngjitur në skenë për herë të parë dhe kemi luajtur bashkë disa premiera të kombinatit të trikotazhit ku babi punonte. Edhe unë kam luajtur shumë me babin.

Nuk është se kam mësuar se s’mbaj mend se çfarë kam mësuar nga babi, por nga gjithë mënyra si punonin në tavolinë, mësonin ato skeçet, pastaj i luanim në skenë dhe më filloi një dashuri shumë e madhe.

Unë që e vogël kam recituar në klasë të parë deri në klasë të tetë mësueset po kur isha e vogël më jepnin mbi katedër dhe thoshin recitoj një gjë tani poezitë e fëmijëve. Pra, duket e kam pasur, por shumë fëmijë e kanë pasur, por rrugës e kanë humbur dëshirën për t’u bërë, kurse unë nuk lëviza kurrë nga dëshira për t’u bërë aktore. Kam qenë me fat që e kam bërë shkollën se kam patur biografinë e keqe.

Kam qenë me fat. Unë kam qenë me fat që shkova në shkollë. Ajo ma ka zgjedhur jetën. Pavarësisht se shkova në fshat katër vjet. Po mbas fshatit ndryshoi sistemi. Unë isha e diplomuar ama shkollën e kisha dhe pastaj i hyra rrugës”, tha ajo.

Aktorja u pyet se çfarë do t’i thoshte vetes së saj 20 vjeç, teksa u shpreh se do t’i kërkonte të ishte më e kujdesshme për disa gabime që ka bërë. Ajo shtoi se nga disa gabime ka mësuar dhe nuk i ka përsëritur por në disa raste të tjera nuk e fal veten. Ndër gjçrat që nuk do t’i ndryshonte sipas saj janë disa njohje dhe bashkëshortin e saj.

“Kujdes për ca gjëra që ke bërë dhe i ke bërë gabim. Jo gabim, por ke bërë faje. Kështu që ca gjëra rishikoj nëse do ta jetosh edhe njëherë jetën. Por në disa nga njohjet e mia nuk do ndryshojë asgjë. Sidomos Benin nuk do ta ndryshoja, do ta doja po aq shumë, por mbase duhet të isha pak më e kujdesshme dhe në marrëdhënien me Benin.

Benin për shembull do ta doja njësoj por do bëja pak kujdes në marrëdhënien që kam ndërtuar me Benin, sepse gjithmonë kam qenë kështu shumë e dhënë pas tij, kam bërë shumë pas Benit, shumë e dashuruar. Gjithmonë ja kam treguar këtë gjë. Edhe mbase nga kjo edhe Beni në thonjëza ka përfituar një gjë.

Nuk e fal veten në disa gjëra që kam bërë. Edhe kur e mendoj them pse? Duhet të isha më e kujdesshme, duhet të thellohesha një çik më shumë, duhet ta mendoja më mirë pse duhet unë ta kem bërë këtë gjë. Dhe por ajo që më gëzon është që kanë qenë disa gjëra që unë nuk i kam përsëritur më”, tha ajo ndër të tjera./Euronews

ME TE LEXUARAT