Florida miraton “Dexter’s Law”, ndalohet adoptimi i kafshëve nga abuzuesit

Soft

Florida miraton “Dexter’s Law”, ndalohet adoptimi i

Florida ka miratuar zyrtarisht “Dexter’s Law”, një ligj të ri që ndalon personat e dënuar për abuzim ndaj kafshëve të zotërojnë qen ose mace. Masa synon të parandalojë rikthimin e kafshëve në mjedise të rrezikshme dhe të mbyllë boshllëkun që lejonte abuzuesit të merrnin sërish kafshë pas dënimit.

Ligji mban emrin e Dexter, një qen i abuzuar që shkaktoi indinjatë të gjerë publike dhe nxitjen për ndryshime ligjore.

Sipas mbrojtësve të kafshëve, nisma rrit përgjegjshmërinë dhe u jep strehëzave e organizatave të shpëtimit të kafshëve më shumë garanci për vendime të sigurta adopcimi.

Me theks te parandalimi dhe mbrojtja, “Dexter’s Law” synon të garantojë që qentë dhe macet të jetojnë në ambiente të sigurta dhe në duar kujdesëse, larg çdo forme mizorie.

ME TE LEXUARAT