Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë nisin me përballje spektakolare

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë nisin këtë javë me katër sfida të forta. Të martën, Bylisi do të presë Vllazninë në “Adush Muça” në orën 13:30, me ballshiotët që synojnë surprizën ndaj kuqebluve, të cilët vijojnë formën pozitive me shtatë fitore radhazi.
Në orën 16:30, Teuta do të presë Egnatinë në “Niko Dovana”, një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Teuta mbetet në një formë të mirë, ndërsa Egnatia rikthehet pas fitores ndaj Flamurtarit.
Të mërkurën, Tirana do të përballet me Dinamon në “Selman Stërmasi” në orën 13:30, pas një barazimi të fundit në kampionat. Në orën 16:30, Elbasani do të presë Partizanin në “Elbasan Arena”, me të dyja skuadrat që synojnë një rezultat pozitiv për të hedhur hapin e parë drejt gjysmëfinales.
Programi i çerekfinaleve:
10/02/2026, 13:30 – Bylis vs Vllaznia, stadiumi “Adush Muça”
10/02/2026, 16:30 – Teuta vs Egnatia, stadiumi “Niko Dovana”
11/02/2026, 13:30 – Tirana vs Dinamo City, stadiumi “Selman Stërmasi”
11/02/2026, 16:30 – Elbasani vs Partizani, stadiumi “Elbasan Arena”


