Ambasadorja shqiptare rrëfen situatën në Izrael: Raketa balistike janë nisur drejt Tel Avivit, pak minuta më parë na kërkuan...

Aktualitet

Ambasadorja shqiptare rrëfen situatën në Izrael: Raketa balistike

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, në një lidhje live për “Top Story”, foli për situatën aktuale në Tel Aviv.

"Ditë dhe netë shumë të gjata, zgjuar, me shumë emocione. Por, në krye të detyrës. Për qytetarët këtu mendoj se do të jetë një eksperiencë që do t’u mbetet në mendje tërë jetës. Shumë tronditës, por i ra ta jetonin, po e jetojmë të gjithë bashkë.

Jemi mbyllur në banesa, komunikojmë përmes wp dhe email, sot u mblodhëm për pak minuta në ambasadë, gjetëm një hapësirë afër dhomës së sigurisë, por gjithë këto ditë kemi punuar nga shtëpia.

Qyteti është i pezulluar, rrugët janë komplet bosh, në spitale është liruar hapësira për emergjenca me një disiplinë të jashtëzakonshme. Të vetmet struktura që punojnë janë ato esenciale si supermarket, furra buke dhe farmaci. Shkolla, kopshte, kënde lojërash, palestrash, çdo gjë është e mbyllur sepse nuk duhet të ketë grumbullime njerëzish. Dita e parë më kujtoi pandeminë, kur njerëzit nxituan në supermarket, pavarësisht se që më herët ishim udhëzuar të kishim furnizime për 72 orë, ujë, konserva, ushqime të thata.

Vetë ushtria izraelite është kujdesur të jetë kanalet e komunikimit, p.sh. pak para se të bënim lidhje na u kërkua të jemi pranë zonës së sigurisë. Që do të thotë se raketat balistike mund të jenë nisur drejt Izraelit dhe në momentin që bien sirenat, duhet menjëherë të futemi drejt zonave të sigurisë. Ka 40 mijë turistë tani që flasim në Izrael, që presin të evakuohen. Kanë ngecur ne vendet ku kanë qenë me pushime”.

ME TE LEXUARAT