Irani sulmon Izraelin, dëmton rafinerinë e naftës dhe termocentralin

Bota

Irani sulmon Izraelin, dëmton rafinerinë e naftës dhe

Televizioni shtetëror iranian raporton se ka filluar një valë e re sulmesh me dronë dhe raketa, duke synuar Tel Avivin dhe Haifën.

Grupi Bazan me seli në Haifa thotë se termocentrali që përdoret për të prodhuar avull dhe energji elektrike është dëmtuar ndjeshëm nga sulmi iranian.

Ai shtoi se të gjitha rafineritë janë mbyllur pas sulmit që rezultoi gjithashtu në vdekjen e tre personave.

Sulmet e kryera nga Irani përfshijnë dronë dhe raketa, të cilat po shkojnë drejt qyteteve izraelite të Haifës dhe Tel Avivit, sipas Mehr News, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane lajmesh.

ME TE LEXUARAT