Autor i grabitjes së argjendarisë në Kamzë, detaje nga arrestimi i 22-vjeçarit, i gjenden rroba të djegura dhe bojë për motorin

Aktualitet

Autor i grabitjes së argjendarisë në Kamzë, detaje nga

Policia ka arrestuar sot 22-vjeçarin e dyshuar si autor i grabitjes së një argjendarie në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 16 maj.

Sipas policisë, Elez Hysa, 22 vjeç ai është kapur në zonën e Malësisë së Krujës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur rroba dhe sende të djegura, që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Po ashtu, janë sekuestruar edhe kuti bojërash, të cilat dyshohet se janë përdorur për të ndryshuar ngjyrën e motorrit me qëllim shmangien e identifikimit.

22-vjeçari mësohet se ka mohuar përfshirjen në ngjarje gjatë marrjes në pyetje, ndërsa rezulton me precedent penal për kultivim kanabisi.

Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe një tjetër autor të dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tij. Deri tani nuk janë gjetur motori i përdorur në grabitje dhe arma e zjarrit.

Gjatë ndjekjes pas grabitjes, disa prej bizhuterive të vjedhura kanë rënë në rrugë dhe janë sekuestruar nga shërbimet e policisë.

ME TE LEXUARAT