“Duam akses në dosjen Balluku”/ Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Shehajt dhe Kaprit

Aktualitet

“Duam akses në dosjen Balluku”/ Gjykata Kushtetuese kalon

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët kërkojnë akses në dosjen e SPAK lidhur me procedurën për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas informacionit, çështja është pranuar për shqyrtim dhe do të trajtohet mbi bazë dokumentare nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetët pretendojnë se Kuvendi nuk u ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e ardhur nga SPAK, në kuadër të procedurave parlamentare që lidhen me kërkesën ndaj Ballukut.

ME TE LEXUARAT