Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar
Lajmifundit
/
9 Korrik 2025, 21:50
Aktualitet
Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës.
Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër të parkuar. Për shkak të përplasjes, rruga u bllokua për disa minuta.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe bëri të mundur lirimin e rrugës.
Qarkullimi u rikthye normalisht pas ndërhyrjes së tyre