Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e policisë

Aktualitet

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.
Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT