E rëndë në Kavajë! Turistja çeke mbytet në plazhin e Golemit
Lajmifundit
/
16 Qershor 2025, 20:20
Aktualitet
Një turiste çeke është mbytur në plazhin e Golemit. Raportohet se turistja është një grua e moshës rreth 79 vjeç.
"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes", njofton policia.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat në të cilat turistja ka ndërruar jetë, teksa paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrore (atak kardiak).